VIDEO/ Haaland tremb Manchester Cityn, rrëzohet para finales

VIDEO/ Haaland tremb Manchester Cityn, rrëzohet para finales

17:33, 10/06/2023

Para finales së madhe të Champions-it mes Interit dhe Manchester Cityt, ylli norvegjez, Erling Haaland ka prodhuar një moment komik në stërvitje.

Haaland u rrëzua pas një ‘incidenti’ ku nuk pati kontakt me ndonjë lojtar tjetër, por me termusët ku qëndronin shishet e ujit dhe vitaminave të ndryshme, duke përfunduar më këmbë përpjetë. 

Fillimisht pati disi frikë për ndonjë dëmtim, por për fat të mirë gjiganti i Cityt nuk pati asnjë problem.

Ky incident komik është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, teksa si për ironi të fatit, një rënie epike regjistroi edhe mbrojtësi i Interit, Dumfris, teksa po zbriste nga autobusi.

Mesa duket “syri i keq” tashmë është thyer, dhe nuk ngelet gjë tjetër veç se të shijojmë magjinë e kësaj finaleje në fushën e blertë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco