Plani i Sitit dhe sekreti i Guardiolës, Silvinjo skanon finalen e madhe të Champions-it

Plani i Sitit dhe sekreti i Guardiolës, Silvinjo skanon finalen e madhe të Champions-it

14:39, 10/06/2023

Sot, Manchester City ka një shans për të fitu ar Ligën e Kampioneve, e cila do të ishte e para në historinë e tyre, ku do të përballet me Interin në finale. Ka nga ata që mbështesin City, sepse janë tifozë të Pep Guardiolës.

Në lidhje me këtë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, i cili ka punuar nën urdhrat e Guardiolës, ka qenë ndihmës tek Interi, si dhe ka luajtur një sezon për Mançester Sitin, ka folur në një intervistë për “PL Brasil”.

Silvinjo mbërriti në Angli pasi fitoi tripletën me Barcelonën. Ai thotë se plani i Sitit ishte i matur dhe afatgjatë. Kur braziliani firmosi, plani i drejtuesve ishte që të merrnin lojtarë me përvojë dhe kampionë për të mëshiruar ekipin dhe për të sjellë atë lloj mentaliteti në klub.

“Ky rezultat praktikisht pas 15 vitesh ndodhi vërtet. E dëgjova kur isha 36 vjeç. Nuk ishte një histori e dëgjuar, por e planifikuar mirë”, thotë Silvinjo, që tashmë është 49- vjeç dhe që shpjegon se Siti ka krijuar mentalitet kampioni.

Trajneri i Kombëtares e mbylli karrierën te klubi anglez dhe ai e kujton kështu atë eksperiencë: “E pranoj, ishte një përvojë e jashtëzakonshme e jetës sime”, thotë Silvinjo, i cili mbuloi krahun e majtë të mbrojtjes.

EKSPERIENCA ME GUARDIOLËN

Silvinjo përjetoi momentet e para të Guardiolës si trajner i Barcelonës, në punën që magjepsi botën dhe është objekt studimi deri më sot. Ai kujton se pati një revolucion kur Pep mori drejtimin:

“Ai ndryshoi rutinën, ndryshoi mënyrën për të mësuar futbollin që nuk ishte parë kurrë më parë. Një nga të parët që pashë duke punuar, si me ekipin e tij, ashtu edhe kundërshtarin në mënyrë shumë të përpiktë me futbollistët, me video. Dhe ai e shpërndau këtë gjë, ku nuk ishte e nevojshme që ta shihnin të gjithë, por merrej me secilin më vete, pa shkaktuar asnjë lloj konfuzioni.

Në fushë, stërvitja ishte gjithmonë shumë specifike dhe tregonte, pothuajse me një sens të gjashtë, se çfarë do të ndodhte në lojë. Nuk është çudi që në 2008/’09-ën fituam tripletën. Ishte sezoni im më i mirë dhe besoj se, për momentin, ka qenë më i miri i tij, përveç nëse ai fiton tripletën tani me Sitin”, thotë Silvinjo.

PIKËPAMJA E BRAZILIANIT

Evolucioni i Guardiolës si trajner ka pasur episode të ndryshme. Që nga sezoni i tij i jashtëzakonshëm debutues, Guardiola ka kaluar nëpër një ekip me gjashtë mesfushorë dhe asnjë sulmues, duke luajtur me një linjë të parë me tre, duke luajtur pa asnjë mbrojtës, duke zgjedhur katër mbrojtës dhe duke thyer paradigmën e “të paaftë për të pasur sukses me një qendërsulmues”.

Sot, me pamjen e një trajneri, Silvinjo vuri në pah ndryshimin që kolegu i tij profesionist bëri me Bernardo Silvën, një anësori të djathtë dhe, tani, një mesfushori shumëplanësh që luan edhe në krahun e majtë. Krahët janë madje një pikë kulmore e repertorit të trajnerit dhe ish-lojtari i këtij pozicionit shpjegoi: Ai ka një frazë:

“Siç sulmojmë, mbrohemi. Kjo do të thotë se nëse i shtyn shumë anësorët, do të marrësh shumë kundërsulme dhe do të mbrohet vetëm me dy mbrojtës. Nëse kam sportistë të tjerë me aftësi teknike individuale shumë më të mira, preferoj që mbrojtësit e mi të futen nga brenda, sepse ata janë të shkëlqyer edhe në këtë, dhe janë më shumë në mbrojtje”, shpjegoi Silvinjo.

RËNDËSIA E MANÇINIT

Roberto Mançini ishte i pari që mori në mënyrë efektive projektin e “pasur” të Sitit. Ai mbërriti si tri herë kampion i Italisë dhe drejtoi “qytetarët” nga viti 2009 deri në 2013-ën, duke fituar tre tituj, përfshirë Premier League-n. Silvinjo krijoi një marrëdhënie të shkëlqyer me italianin, e cila ishte vendimtare jo vetëm për fillimin e epokës së re për anglezët, por edhe për të ardhmen e tij si trajner. “Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Roberto Mançinin dhe kam zhvilluar një pjesë të karrierës sime të ardhshme si sportist.

Duke qenë se isha një lojtar me eksperiencë, kërkoi ndihmën time, për t’u njohur me grupin dhe bisedat. Më kujtohet kur më tha: “Eja këtu në dhomën time, çfarë po ndodh këtu, ku është problemi, pse funksionon kështu, kjo pse në këtë lloj mënyre?”, zbuloi Silvinjo, i cili kujton edhe një shembull të qartë të “mungesës së eksperiencës” në atë kontekst:

“Në mes të dimrit të ashpër në Angli, Mançini donte të bënte dy seanca në ditë dhe pothuajse u kap me të gjithë skuadrën. Në dhjetor, ishte një i ftohtë i fortë, me borë dhe bën dy seanca, ndërkohë lojtarët donin ta ‘vrisnin’. Më pas e kuptoi dhe bëri vetëm një seancë tepër të gjatë stërvitore dhe lojtarët sërish u dëshpëruan”, thotë ai. Reagimet që Mançini kërkoi nga Silvinjo e ndihmuan atë të forconte një marrëdhënie të frytshme trajnerlojtar, që më vonë do të bëhej një ndihmës, kur braziliani u ftua për të punuar tek Interi.

KOMBËTARJA SHQIPTARE

Pas eksperiencave si asistent në Korinthias, Inter dhe kombëtaren braziliane, Silvinjo mori detyrën e tij të parë si trajner te Lioni, në vitin 2019. Gjithsej drejtoi 11 ndeshje dhe u largua herët për të kaluar te Korinthias. Ndërkohë në janar të këtij viti ai pranoi ftesën për të qenë trajneri i Kombëtares shqiptare. “Isha duke darkuar me një shok në Milano dhe ai më tha:

“Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit është këtu, dhe nuk kanë trajner. Të intereson?”, shpjegon trajneri. Aktualisht Silvinjo banon në Tiranë dhe në intervistën për “PL Brasil” flet për ambientin, projektin dhe kushtet që iu ofruan. Ai mori në krahun e djathtë Dorivën dhe gjithashtu një emër si Pablo Zabaleta:

“Kishim dy-tri vjet që flisnim për disa mundësi dhe mënyrën se si donim të jetonim këtu. Është hera e parë që një trajner që drejton Kombëtaren vjen për të jetuar në kryeqytet, në Tiranë. Zabaleta bën një punë ndryshe, ashtu si unë në kombëtaren braziliane”, përfundoi trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco