City dhe Interi luajnë sonte në stadiumin 350 milionë eurosh: Ju kujtohet ndeshja më e çmendur e luajtur atje?

City dhe Interi luajnë sonte në stadiumin 350 milionë eurosh: Ju kujtohet ndeshja më e çmendur e luajtur atje?

14:30, 10/06/2023

Manchester City dhe Inter do të luajnë sonte në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit finalen e Ligës së Kampionëve.

Është një stadium shtetëror në qytetin më të madh të Turqisë që mban 75,000 njerëz dhe mban emrin e të famshmit Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të republikës moderne turke.

Ndërtimi i stadiumit ka kushtuar 350 milionë euro dhe është hapur në vitin 2002.

Megjithatë, të paktë janë ata që nuk e mbajnë mend ndeshjen e zhvilluar aty më 25 maj 2005, e cila hyri në analet e futbollit europian.

Është ndeshja më e famshme që është luajtur në Ataturk, ku pjesëmarrës ishin Liverpool dhe Milan, të cilët u ndeshën në finalen e Champions League.

Milani kryesonte 3-0 në pjesën e parë falë një gol të Paolo Maldinit dhe dy të Hernan Crespos, por në pjesën e dytë Liverpooli bëri një mrekulli dhe nga minuta e 54-të deri në minutën e 61-të barazoi rezultatin në 3-3 me golat e Steven Gerrard, Vladimir Smicer dhe Xabi Alonso.

Krahas këtyre treve, heroi i Liverpool-it ishte edhe portieri Jerzy Dudek, i cili fillimisht e pengoi për mrekulli Andrii Shevchenkon të shënonte 4-3, e më pas priti goditjen vendimtare në penallti dhe u solli trofeun anglezëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco