Bernardo Silva: Ishte e vështirë të arrinim deri këtu, t’i shijojmë këto momente

Bernardo Silva: Ishte e vështirë të arrinim deri këtu, t’i shijojmë këto momente

19:32, 08/06/2023

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva, foli së fundmi për finalen e Champions League ndaj Interit.

Duke folur për kanalet zyrtare të “Citizens”, Silva u shpreh se këto momente duhen shijuar.

“Arritja deri në këtë pikë është shumë e vështirë, ndaj duhet t’i shijojmë këto momente, sepse nuk e dimë a do ndodhë përsëri. Kur i bën gjërat me kënaqësi, i bën më mirë.

Ky ishte një sezon i vështirë, sepse për 90% të kampionatit ne ndoqëm Arsenalin dhe nuk arritëm të fitonim katër ose pesë ndeshje radhazi. Nuk kemi pasur atë momentin e besimit që të bën të mendosh se je i pandalshëm”, deklaroi Bernardo Silva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco