VIDEO/ Tension në stërvitjen e Kroacisë, lojtari përplaset me tifozët

VIDEO/ Tension në stërvitjen e Kroacisë, lojtari përplaset me tifozët

17:01, 07/06/2023

Klimë shumë e tensionuar në stërvitjen e kombëtares kroate. E angazhuar më 14 qershor kundër Holandës në Final Four të Nations League, skuadra dhe trajneri Zlatko Dalic duhet të përballen me probleme të ndryshme jashtë fushës.

Ish-sulmuesi i Interit, Atalantës dhe Empolit, Marko Livaja, është përplasur me tifozët.

Gjatë seancës së parë të stërvitjes të Kroacisë, Livaja u vu në shënjestër të disa tifozëve të Rijekës, ekipit vendas, të cilët e ofenduan me fraza vulgare drejtuar nënës së tij.

Sulmuesi reagon menjëherë dhe përplaset me tifozët në tribuna.

Për të rivendosur qetësinë është dashur ndërhyrja e policisë dhe personelit të sigurisë, të cilët kanë shmangur më të keqen.

E gjitha kjo ndodhi pasi Livaja luan për ekipin rival të Rijekës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco