Ndarja nga jeta e ish-futbollistit pogradecar Festim Fetollari, mesazh ngushëllimi nga Presidenti Duka

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit pogradecar Festim Fetollari, mesazh ngushëllimi nga Presidenti Duka

13:36, 07/06/2023

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-futbollistit pogradecar, Festim Fetollari.

Në një mesazh të publikuar në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka vlerësuar karrierën e Fetollarit dhe kontributin që ai ka dhënë me skuadrat e Pogradecit dhe Skënderbeut.

“Mësova me hidhërim të thellë lajmin për humbjen e parakohshme të ish-futbollistit të njohur të Pogradecit, Festim Fetollari.

Ai ka qenë pjesë e kësaj skuadre në ditët më të mira të historisë së saj, deri në vitin 1994. Më pas është aktivizuar me Skënderbeun e Korçës për ta mbyllur karrierën e tij, përsëri në Pogradec, në vitin 2007.

Në emër të komunitetit të futbollit shqiptar, FSHF dhe në emrin tim, dëshiroj ti shpreh familjes, miqve dhe të afërmve, ngushëllimet e mia, për humbjen e njeriut të dashur. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco