Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Franck Kessie pranon të largohet nga Barça

Franck Kessie pranon të largohet nga Barça

12:31, 07/06/2023

Historia mes Franck Kessie dhe Barcelonës tashmë po merr rrjedhë. I ardhur verën e kaluar nga Milan, mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të jetë elementi i parë katalanas që do të bëjë gati valixhet për t’u larguar këtë verë. Këtë të mërkurë, e përditshmja AS bën me dije se klubi dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për temën e largimit.

Edhe pse Kessie kishte këmbëngulur se dëshironte të fitonte tituj te Barça, ai është informuar nga Xavi personalisht për nevojat imediate të klubit për para. Ishte e rëndë për të, por në fund kishte pranuar të largohej. AS shton se klubi katalanas nuk ka marrë ende ndonjë ofertë konkrete për lojtarin, edhe nëse Inter, Liverpool apo Tottenham kishin shfaqur interesim. Me një çmim fillestar të vendosur në 35 milionë euro, ankandi tashmë mund të fillojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco