Goditje bomb nga Tirana, klubi bardheblu zyrtarizon portierin e Kombëtares shqiptare

Goditje bomb nga Tirana, klubi bardheblu zyrtarizon portierin e Kombëtares shqiptare

09:09, 07/06/2023

Një goditje surprizuese nga skuadra e Tiranës, e cila ka firmosur me portierin Gentian Selmani, që do të jetë edhe pasardhësi i Visar Bekajt në katërkëndorin e bardhebluve.  

25-vjeçari Selmani luajti 17 sfida në edicionin që kaloi te Laçi, ndërsa në CV e tij ka skuadra si Boluspor dhe Menemenspor. 

Ai numëron 4 paraqitje me skuadrën e parë të Shqipërisë, sakaq ka mbajtur veshur plot 17 herë fanellën e kuqezinjve U21. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me Tiranën. 

Image

Për bardheblutë ky është afrimi i dytë në ditën e sotme, pas zyrtarizimit të sulmuesit brazilian, Kaina Nunjes. 

Si Selmani ashtu dhe Kaina do të vihen në dispozicion të Orges Shehit që në ditët e para të grumbullimit për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco