Historia e veçantë/ Në verë luajti si sulmues, tani debuton në portë

Historia e veçantë/ Në verë luajti si sulmues, tani debuton në portë

23:19, 05/06/2023

Nga portier në sulmues për t’u rikthyer përsëri në portë dhe për të debutuar mes profesionistëve.

Antonio Gomis bëri të dielën debutimin zyrtar me ekipin e parë të Atletico Madridit, duke zëvendësuar në portë, të dëmtuarin, Grbic në minutën e 85-të të ndeshjes kundër Villarrealit.

Këtë të hënë në Spanjë theksohet se Gomis kishte debutuar në verën e kaluar, ndonëse vetëm në një ndeshje miqësore, duke luajtur si sulmues.

Ishte ndeshja kundër Numancias dhe në mungesë të lojtarëve të tjerë, trajnerit Diego Simeone iu desh të drejtohej te Gomis për të zëvendësuar të dëmtuarin Mario Hermoso gjatë pjesës së dytë, në minutën e 76’.

Megjithatë tashmë ai është rikthyer në pozicionin e tij dhe në ndeshjen e fundit të La Ligas luajti në portë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco