Finalja e Champions League, Barella: E kthyem Interin aty ku i takon

Finalja e Champions League, Barella: E kthyem Interin aty ku i takon

21:07, 05/06/2023

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, ka folur për finalen e Champions League ndaj Manchester Cityt.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet italiane, Barella u shpreh se është një ëndërr e bërë realitet, ndërsa shtoi se Interi është aty ku i takon.

“Është një ëndërr që është realizuar, tani ne duhet ta çojmë atë ëndërr në nivelin tjetër për të provuar të fitojmë Championsin. Ky klub më ka mirëpritur, në këto vite kemi punuar shumë për të arritur këtë dhe për ta kthyer Interin aty ku duhet të jetë dhe tani duhet ta shijojmë”, tha mesfushori i zikaltërve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco