​Benzema nënshkruan me klubin e ri, 200 milion euro në vit

​Benzema nënshkruan me klubin e ri, 200 milion euro në vit

19:08, 05/06/2023

Karim Benzema mësohet se ka nënshkruar pjesën kryesore të dokumenteve për t’u bërë lojtar i ri i Al Ittihad.

Kontrata e Benzemas do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025 dhe do të përfshijë opsionin edhe për një sezon tjetër, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Përfitimet e sulmuesit francez do të jenë afër 200 milionë euro në vit me marrëveshjet komerciale dhe përfitimet tjera të përfshira në këtë shifër.

Image

Benzema do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Real Madridit të martën në konferencë për shtyp dhe më pas do të udhëtojë për në Arabinë Saudite.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco