Shkëndija e Tetovës emëron trajnerin e ri

Shkëndija e Tetovës emëron trajnerin e ri

18:01, 05/06/2023

Ardian Nuhiu është zyrtarizuar këtë të hënë në krye të skuadrës së Shkëndijës së Tetovës.

Shkëndija dhe trajneri 44-vjeçar kanë firmosur kontratë për 2 sezone, me Nuhiun që do të nisë menjëherë detyrën e re.

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re.

Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, është shprehur Ardian Nuhiu, pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco