Një miqësore luksi për vajzat e Partizanit, kampionet e Serie A zbarkojnë në 'Arenën e Demave'

Një miqësore luksi për vajzat e Partizanit, kampionet e Serie A zbarkojnë në 'Arenën e Demave'

15:33, 05/06/2023

 

Vajzat e Partizanit do të zhvillojnë një miqësore luksi në 7 qershor përballë skuadrës së Romës, që këtë sezon ka fituar titullin kampion në Serie A.

Kjo përballje do të luhet në 7 qershor në orën 18:30 në stadiumin “Arena e Demave” dhe hyrja do të jetë e lirë (falas) për të gjithë ata që duan të ndjekin live këtë takim.

“Partizani dhe Roma do të zhvillojnë të mërkurën një ndeshje miqësore. Përballë vajzave të Ylli Shehut do të jenë kampionet e Seria A Roma. Ju njoftojmë se hyrja do të jetë falas për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin live nga stadiumi “Arena e Demave” këtë miqësore luksi”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco