AF Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri, Nevil Dede do të drejtojë verdheblutë në Kategorinë e Parë

AF Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri, Nevil Dede do të drejtojë verdheblutë në Kategorinë e Parë

15:04, 05/06/2023

 

Marrin fund dilemat: AF Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri, që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Tekniku i njohur Nevil Dede, që më parë është shpallur kampion si lojtar me skuadrën verdheblu, nga sot është zyrtarisht trajneri i Elbasanit.

“Ju njoftojmë zyrtarisht se Nevil Dede do të jetë “timonieri” i ekipit verdheblu për sezonin e ardhshëm. Prezantimi i trajnerit Dede do të zhvillohet të mërkurën në orën 13:00 në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena””, shkruhet në njoftimin e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco