'Divorcohen' pas 18 vitesh Tare dhe Lazio

'Divorcohen' pas 18 vitesh Tare dhe Lazio

14:38, 05/06/2023

Mes shumë lamtumirash në Serie A, një shqiptar ka shtrënguar duart me klubin e tij pas shumë vitesh. Igli Tare do të largohet nga detyra si drejtor sportiv i Lazios pas 14 vitesh në detyrë.

Këtë e ka konfirmuar vetë ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare në një intervistë. “Pas 18 vitesh, eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lazios do të marrë fund. Kam kohë që po e mendoj këtë zgjedhje, por prita të përfundojë një sezon i mirë për klubin që ta bëja.

Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe të fituar. Nuk do të ndalem së falënderuari presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë.

Falenderoj tifozët bardhekaltër që më kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që më kanë qenë pranë këtë rrugë.” – u shpreh Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco