Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

VIDEO/ Messi rikthehet te Barcelona? Laporta takohet me babain e yllit argjentinas

VIDEO/ Messi rikthehet te Barcelona? Laporta takohet me babain e yllit argjentinas

13:30, 05/06/2023

Pas konfirmimit nga Gerard Romero se plani i fizibilitetit financiar të klubit më në fund është miratuar nga La Liga dhe se konfirmimi zyrtar do të vijë sot, klubi mund të fillojë zyrtarisht të bëjë lëvizje në tregun e transferimeve, duke filluar nga Lionel Messi.

Argjentinasi tani është një lojtar i lirë dhe ka prioritet një kalim te Barcelona.

Argjentinasi ka oferta të tjera të rëndësishme në tryezë. Al-Hilal thuhet se ka paraqitur kontratën më të madhe në historinë e futbollit për të, ndërsa Inter Miami ka dërguar gjithashtu oferta për të bindur lojtarin.

Megjithatë, duket se Barcelona ka avantazhin ndaj konkurrentëve të saj për momentin, pasi babai i Lionel Messit, Jorge Messi, është fotografuar duke u takuar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta në shtëpinë e këtij të fundit për të diskutuar një rikthim të mundshëm të yllit argjentinas .

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco