Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Ibrahimovic mes lotësh: Koha ti them mirupafshim futbollit, do jem milanist gjithë jetën

Ibrahimovic mes lotësh: Koha ti them mirupafshim futbollit, do jem milanist gjithë jetën

09:25, 05/06/2023

 

Zlatan Ibrahimovic mbyll aventurën e tij si futbollist I Milanit pas 5 vitesh e gjysmë, ku koleksionoi 163 ndeshje, shënoi 93 gola dhe fitoi 2 tituj kampionë dhe 1 Superkupë të Italisë.

Përballë një publiku të prekur edhe suedezi nuk arriti të ndalë lotët: “Kam përjetuar shumë emocione në këtë stadium. Herën e parë që erdha te Milani më dhatë lumturi. Herën e dytë që erdha më dhatë dashuri. Dua të falënderoj familjen, që më qëndron pranë me durim.

Dua të falënderoj familjen time të dytë: lojtarët. Dua të falënderoj trajnerin dhe stafin e tij për përgjegjësinë që më dhanë.

Falënderoj drejtuesit për mundësinë që më dhanë. Në fund, por më të rëndësishëm nga të gjithë, dua të falënderoj me gjithë zemër tifozët. Më pritet krahëhapur, më bëtë të ndihem si në shtëpi. Do të jem milanist gjithë jetën. Erdhi koha ti them mirupafshim futbollit, jo juve. Forca Milan”, ka thënë Ibra në ditën e lamtumirës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco