Verdiktet e Superligës, plotësohen 10 skuadrat që do të marrin pjesë në sezonin 2023-2024

Verdiktet e Superligës, plotësohen 10 skuadrat që do të marrin pjesë në sezonin 2023-2024

20:06, 04/06/2023

Erzeni ia ka dalë të marrë një fitore në ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Korabit, me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë.

Me këtë fitore Erzeni ka kompletuar listën me skuadrat që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Superiore.

Nga Kategoria e Parë, janë ngjitur Skënderbeu si ekipi kampion dhe Dinamo i vendit të dytë.

Ndërkohë, Erzeni që luajti në “Play-out”, ia ka dalë të qëndrojë mes më të mirave.

Kështu, në Superiore sezonin tjetër do të jenë Partizani, që këtë sezon fitoi titullin, Tirana që doli në vendin e dytë me pikë të njëjta me të kuqtë, Egnatia e Vllaznia që kanë siguruar një vend në Europë.

Skuadrat që kompletojnë Superioren janë edhe Laçi, Teuta e Kukësi.

Superiore 2023-2024

Partizani

Tirana

Egnatia

Vllaznia

Laçi

Teuta

Kukësi

Erzeni

Skënderbeu

Dinamo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco