Zyrtare/ Monza zgjat bashkëpunimin me Palladinon edhe për një vit

Zyrtare/ Monza zgjat bashkëpunimin me Palladinon edhe për një vit

15:51, 02/06/2023

 

Siç ishte parashikuar ditë më parë, tashmë klubi e ka bërë vetë zyrtare këtë temë. Raffaele Palladino ka rinovuar kontratën me Monzën deri në vitin 2024 ditën e sotme.

Pikërisht në prag të ndeshjes së fundit të Serie A për këtë sezon ndaj Atalantas, Monza e ka bërë zyrtare këtë gjë. Kontrata e Palladinos përfundonte në fund të këtij sezoni, por drejtuesit e klubit përfshirë dhe Administratorin e deleguar Adriano Galliani, vendosën të rinovonin me trajerin 39-vjeçar.

Së fundmi, Palladino ishte dhe një ide për stolin gjigantëve italianë si Juventusi dhe Napoli, por tashmë ka rinovuar me Monzën.

39-vjeçari u zyrtarizua si trajner i klubit nga Brianza në shtator të vitit 2022 dhe ka mundur të bëjë mjaft mirë. Në momentin që Palladino mori Monzën nën drejtim, këta të fundit renditeshin në zonën e ftohtë të tabelës së Serie A, ndërsa tashmë janë ngjitur në mesin e saj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco