Ditë e madhe sot në Milano, Leao firmos sot kontratën e re me kuqezinjtë

Ditë e madhe sot në Milano, Leao firmos sot kontratën e re me kuqezinjtë

15:45, 02/06/2023

Sot është një ditë e madhe për klubin e Milanit pas një viti pritje. Sulmuesi i kuqezinjve, Rafael Leao do të firmosë sot një kontratë të re me klubin që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2028.

Drejtuesit e Milanit kanë punuar më shumë se një vit për të arritur në këtë sukses, sot Leao do të jetë në Casa Milan për të firmosur kontratën e re. Ylli portugez do të përfitojë një pagë prej 5 milionë euro plus bonuse.

Klauzola e tij e lirimit e vendosur nga klubi, do të kapë shifrën e 175 milionë euro. Një tjetër bonus që mund të përfitojë Leao nga kjo kontratë, është dhe numri 10 në fanellë në rast të një lamtumire të mundshme të Brahim Diaz.

Për sa i përket gjobës ndaj Sporting Lisbonës, ajo do të paguhet nga ish-klubi i Leaos, Lille.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco