Paraqitje fantastike në sezonin e parë me Lazion, Provedel shpallet portieri i vitit në Serie A

Paraqitje fantastike në sezonin e parë me Lazion, Provedel shpallet portieri i vitit në Serie A

15:37, 02/06/2023

 

Sezoni i parë i Ivan Provedel me Lazion ka qenë me të vërtetë fantastik. Për paraqitjet e mira të 29-vjeçarit me klubin kryeqytetas, Serie A e ka shpallur Provedel si portierin më të mirë të sezonit 2022/23.

Në garë me portierin e Lazios për t’u shpallur portieri më i mirë i këtij sezoni ishin dhe Di Gregorio i Monzas dhe Skorupski i Bolognas. Megjithatë, garën arriti ta fitojë portieri i Lazios me paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Në 37 ndeshje të luajtura këtë sezon me kryeqytetasit në Serie A, Provedel ka arritur ta mbajë portën e paprekur për 20 sfida dhe ka pësuar vetëm 30 gola nga kundërshtarët. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco