Galtier konfirmoi largimin e Messit, klubi i del kundra: Trajneri u shpreh...

Galtier konfirmoi largimin e Messit, klubi i del kundra: Trajneri u shpreh...

20:31, 01/06/2023

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier deklaroi ditën e sotme gjatë një konference për shtyp se e shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Messit me klubin.

Por disa orë më vonë, përmes një deklarate për “AFP” , klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit: “Christophe Galtier nuk u shpreh shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të ishte e fundit për Mesin dhe PSG-në këtë sezon”.

Kontrata e argjentinasit do të skadojë në fund të muajit, por shanset për një zgjatje aktualisht janë shumë të pakëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco