‘Merr milionat dhe zhduku’, Manchester United vendos përfundimisht për Maguire

‘Merr milionat dhe zhduku’, Manchester United vendos përfundimisht për Maguire

13:31, 01/06/2023

Harry Maguire do të largohet nga Manchester United. Mediet britanike e bëjnë fakt të kryer mbylljen e bashkëpunimit me “Djajtë e Kuq“, që kanë gjetur edhe akordin financiar për të ndërprerë kontratën (i përfundon në 2025) me qendërmbrojtësin.

United do t’i paguajë 30-vjeçarit 10 milion paundë. Finalja e FA Cup përballë Manchester City do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e skuadrës historike angleze.

Drejtuesit e klubit kanë pranuar t’i paguajnë gjysmën e shumës që Maguire do të përfitonte në bazë të kontratës së tij.

Ky është sezoni i katërt i Maguire me United, por performacat e tij kanë qenë gjithmonë në rënie, ku nuk mungojnë gafat e tmerrshme.

Qendërmbrojtësi këtë sezon numëron vetëm 16 paraqitje në Premier League.

“Djajtë e Kuq” shpenzuan plot 80 milion paundë për ta transferuar nga Leicester City në vitin 2019.

E ardhmja e Maguire mund të jetë sërish në ishull, pasi interes për të kanë shfaqur klube si West Ham dhe Newcastle. Largimi i tij i hap rrugë transferimit të Kim Min Jae (Napoli) në “Old Trafford”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco