Formacionet e mundshme/ Tirana e cunguar, Egnatia me grupin e plotë në finalen e Kupës së Shqipërisë

Formacionet e mundshme/ Tirana e cunguar, Egnatia me grupin e plotë në finalen e Kupës së Shqipërisë

12:05, 01/06/2023

Tirana dhe Egnatia kanë mundësinë që sot të marrin një trofe nga ky sezon.

Duke nisur nga ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” luhet finalja e Kupës së Shqipërisë teksa dy trajnerët tashmë i kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim.

Orges Shehi vuan mungesa të shumta për shkak të vendimit të Disiplinës pak ditë më parë dhe i duhet të bëjë pa Hasanin, Lulajn, Bekajn, Aleksin, Gjumsin e Isenin.

Nga ana tjetër, Tetova ka luksin të zgjedhë duke i pasur të gjithë në dispozicion për ndeshjen finale.

Fakti që Egnatia e arriti vendin e tretë pak javë para fundit, i dha mundësinë Tetovës që të linte pushim shumë titullarë dhe t’i ketë në gjendjen më të mirë për Tiranën.

Formacionet e mundshme

Tirana: Lika, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni, Deliu, Qefalija, Hila, Haxhiu, Berisha, Abazaj

Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Memolla, Musta, Zejnullai, Mëllugja, Fernando, Kasa, Xhekson, Duamena

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco