Mourinho i zhgënjyer, 'sulmon' arbitrin në parkingun e stadiumit: Ishit për turp

Mourinho i zhgënjyer, 'sulmon' arbitrin në parkingun e stadiumit: Ishit për turp

11:36, 01/06/2023

Një episod aspak i këndshëm ndodhi në garazhin e stadiumit “Puskas Arena” ku trajneri i Romës, Jose Mourinho priste arbitrin britanik Taylor për t’i treguar edhe një herë se nuk ishte aspak dakort me mënyrën se si e drejtoi finalen e Europa League.

 

Pas intervistave ai zbriti në parking dhe pasi takoi përgjegjësin për kalendarin e arbitrave në UEFA, Rosetti, iu drejtua anglezit me fjalët:

“Je një fatëkeqësi e k… Të paktën Rosetti e mbrojti qëndrimin e tij dhe tha që nuk ishte penallti ajo në minutat e fundit ndërsa ti nuk ishe i aftë ta pranoje”.

Jose Mourinho vazhdoi ta sulmonte kryesorin e ndeshjes me fjalë që nuk kuptohen lehtësisht por ajo që bie në sy është zemërimi i dukshëm i “Special One”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco