Lajme të mira për Inzaghin, mbrojtësi stërvitet me grupin dhe 'shënjestron' finalen e Championsit

Lajme të mira për Inzaghin, mbrojtësi stërvitet me grupin dhe 'shënjestron' finalen e Championsit

11:05, 01/06/2023

 

Pas tre ditëve pushim të dhëna nga trajneri Simone Inzaghi, Interi ka rinisur stërvitjen në “Appiano Gentile”. Të dëmtuarit kishin vazhduar stërvitjen edhe në këto ditë pushimi për pjesën tjetër të skuadrës dhe gjatë ditës së sotme Milan Skriniar është bashkuar me grupin bashkë me D’Ambrosio, ndërsa Henrikh Mkhitaryan dhe Joaquin Correa janë stërvitur individualisht.

Përbën lajm seanca me shokët e mbrojtësit sllovak, që nuk stërvitej me grupin që nga mesi i marsit për shkak të problemeve në shpinë. Inzaghi po vlerëson mundësinë për ta marrë Skriniar në pankinë në Torino dhe më pas ta grumbullojë për finalen e Stambollit.

Finalja e Champions League kundër City është objektivi i Mkhitaryan dhe Correa, që sot kanë zhvilluar stërvitje të personalizuar. Të dy vështirë se do të jenë gati për ndeshjen e fundit të kampionatit, por Inzaghi shpreson që ti ketë në dispozicion për sfidën kundër City. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco