Tragjedi që trondit futbollin: Një djalosh 15-vjeçar vrau bashkëmoshatarin e tij në një turne në Gjermani

Tragjedi që trondit futbollin: Një djalosh 15-vjeçar vrau bashkëmoshatarin e tij në një turne në Gjermani

22:14, 31/05/2023

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Frankfurt në një turne futbolli, ku mbeti i vrarë një djalosh nga Berlini.

Një futbollist 15-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve në tru të shkaktuara nga një tjetër futbollist gjatë një turneu ndërligash. Lajmin e ka bërë të ditur RMC Sport, e cila bën të ditur se i riu nga Berlini ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Futbollisti i dëmtuar ishte duke luajtur për skuadrën e JFC Berlin gjatë turneut në Frankfurt, kur u përlesh me një lojtar të Metz-it francez.

Lojtari i Metz-it thuhet se ka rrahur rëndë  rivalin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Policia e Frankfurtit theksoi se futbollisti ndodhet në paraburgim dhe se dënimi i tij nuk është përcaktuar ndërsa sulmi është duke u hetuar më tej.

Image

 

Ngjarja është konfirmuar nga klubi francez Metz, i cili nuk dëshiron të zbulojë identitetin e futbollistit të tij ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Metz u shpreh se janë thellësisht të tronditur nga kjo tragjedi dhe se ende nuk është bërë e ditur kombësia dhe identiteti i personit që kreu këtë akt.

Në një nga ngjarjet më tronditëse që ka parë futbolli vitet e fundit, shpresojmë që hetimi të marrë fund dhe autori të dënohet siç duhet.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco