Nis 'lufta' për duelin e parë europian, publikohen formacionet zyrtare të Sevilla-Roma

Nis 'lufta' për duelin e parë europian, publikohen formacionet zyrtare të Sevilla-Roma

20:11, 31/05/2023

Është dita e finales së madhe të Europa League! Në orën 21:00, Sevilla dhe Roma do të garojnë për titullin në fushën e Puskas Arena në Budapest. Andaluzianët, rekordmenët për numrin e titujve në Europa League(6), përballen me ujkun “Special One” Mourinho-n, i cili fitoi Conference League vitin e kaluar me verdhekuqtë.

Image

Sfida premton mjaft spektakël, me skuadrat që duan të arrijnë të fitojnë një trofe këtë edicion futbollistik.

Për këtë finale, Sevilla luan me 4-2-3-1 me En-Nesyrin në sulm, përpara Ocampos, Torres dhe Gil. Fernando dhe Rakitic janë përballë mbrojtjes, Telles dhe Navas në anë. Ndërsa dyshja Bade-Gudelj mbron portën e Bonos. Për Romën, Abraham dhe Dybala janë përkrah Pellegrinit në sulom. Cristante dhe Matic formojnë mesfushën, të rrethuar nga Spinazzola dhe Celik. Ibanez, Mancini dhe Smalling do të jenë përpara Patricio-s.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco