Neymar ia bën të qartë drejtuesve të PSG-së: Më shisni vetëm tek ky klub

Neymar ia bën të qartë drejtuesve të PSG-së: Më shisni vetëm tek ky klub

19:56, 31/05/2023

Ylli brazilian i futbollit Neymar mund të largohet nga PSG këtë verë dhe nëse kjo ndodh, ai dëshiron të luaj vetëm për një klub.

Sipas “Sky Sport”, Neymar u ka thënë drejtuesve të PSG-së se do të pajtohet me transferimin vetëm nëse e shesin te Manchester United.

Nëse drejtuesit e klubit parizien nuk arrijnë dot në marrëveshje me “Djajtë e Kuq”, Neymar do të mbetej në kryeqytetin e Francës, qoftë edhe me uljen e minutave apo në rastin e fundit, të mos luajë.

Image

Neymar, i cili së fundmi ka mbushur 31 vjeç, ka një kontratë të vlefshme me PSG-në deri në verën e vitit 2025 dhe është një nga futbollistët më të paguar në botë.

Aktualisht fiton 56 milionë euro në vit dhe së fundmi luan gjithnjë e më pak, pjesërisht për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe kjo është një nga arsyet pse drejtuesit e klubit francez duan ta shesin.

Ai ka shënuar 118 gola në 173 ndeshje për PSG që nga viti 2017 dhe është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e atij klubi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco