Benzema zhvilloi bisedime me Realin dhe i konfirmoi ofertën e pabesueshme që ka marrë

Benzema zhvilloi bisedime me Realin dhe i konfirmoi ofertën e pabesueshme që ka marrë

22:46, 30/05/2023

Lajmin e djeshëm për ofertën spektakolare të mbërritur nga Arabia Saudite për Karim Benzema e ka konfirmuar sonte gazetari i respektuar Fabrizio Romano, i cili pretendon se francezi ka zhvilluar sot bisedime me Real Madridin.

Fituesi në fuqi i Topit të Artë mori një ofertë të pabesueshme prej rreth 100 milionë euro në sezon nga një klub saudit i paidentifikuar. Lajmi u raportua dje nga mediat spanjolle, ndërsa këtë mbrëmje e konfirmoi Fabrizio Romano, i cili më tej thekson se Benzema tashmë ka zhvilluar bisedime me skuadrën e tij Real Madrid.

Benzema, sipas Romanos, ka njoftuar drejtuesit e Realit në një takim për ofertën që ka marrë. Ai i tha klubit se po e shqyrton seriozisht ofertën dhe se shumë shpejt do të marrë një vendim përfundimtar.

Karim arriti një marrëveshje me Realin për një kontratë të re deri në qershor të vitit 2024, por një vazhdim i bashkëpunimit nuk u nënshkrua kurrë. Gjithçka tjetër bazohet në një marrëveshje verbale.

Image

Real Madridi tashmë është në pritje të vendimit të Karimit, pasi dokumentacioni për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit me Klubin Mbretëror është gati dhe pritet vetëm nënshkrimi. Gjithsesi, oferta nga Arabia Saudite, me të gjitha llogaritë, do të prishë planet e Realit.

Nëse largohet nga Reali këtë verë, Benzema do të lërë shifra të pabesueshme. Ai zhvilloi 647 paraqitje në të cilat shënoi 353 gola dhe dhuroi 165 asistime.

 

Me Realin ka qenë katër herë kampion i Spanjës, pesë herë kampion i Evropës dhe me këtë klub ka fituar edhe 15 trofe të tjerë në Spanjë, Evropë dhe botë. E gjithë kjo i dha atij titullin e lojtarit më të mirë në botë për sezonin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco