U shkarkua nga Bayerni, Salihamixhiç: E kam tepruar

U shkarkua nga Bayerni, Salihamixhiç: E kam tepruar

13:12, 30/05/2023

Hasan Salihamixhiç u vendos në shënjestër nga tifozët e Bayernit dhe mediat gjermane si promotori i një sërë ngjarjesh të bujshme në Mynih.

Vetëm pak momente pas njohjes me vendimin e befasishëm të bordit, Salihmixhiç u dha lamtumirën tifozëve dhe klubit në një intervistë lamtumire nga posti i drejtorit sportiv:

“E pranoj se nuk kam qenë i vërtetë në daljet për media, pra kam transmetuar njeriun e ashpër. Por situata të caktuara më kanë ndikuar të vesh këtë uniformë. Në jetën e përditshme jam shumë i butë dhe i dashur me njerëzit.

Kam mësuar shumë dhe do të më vlejë mbi të ardhmen. Bavarezët do të jenë gjithmonë një klub i suksesshëm, pavarësisht se kush do të mbajë pozicione të caktuara, pasi triumfi është në ADN-në e tyre. Faleminderit Bayern”, tha boshnjaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco