VIDEO/ Elseid Hysaj i përgjigjet me gol ftesës së Silvinhos

VIDEO/ Elseid Hysaj i përgjigjet me gol ftesës së Silvinhos

18:16, 28/05/2023

Elseid Hysaj është bërë protagonist me Lazion kundër Cremoneses në Serinë A, duke gjetur rrjetën në minutën e 4-t të takimit.

Pas një kombinimi mjaft të bukur me Çiro Imobilen, kapiteni i Kombëtares del i vetëm përpara portës dhe nuk gabon, duke çuar në festë “Olimpicon”.

Ky gol vjen fill pas ftesës që Silvinho i bëri Hysajt për në Kombëtare, për dy sfidat e qershorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco