Çiklizëm/ Mbyllet Turi i Shqipërisë, një britanik kampion në edicionin e 80-të

Çiklizëm/ Mbyllet Turi i Shqipërisë, një britanik kampion në edicionin e 80-të

19:21, 26/05/2023

Ka përfunduar edicioni i 80-të i Turit të Shqipërisë në çiklizëm.

Britaniku Maximilian Stedman u shpall kampion, teksa pas fitores në etapën e parë ruajti kreun gjatë të gjithë kohës.

Image

Më i miri nga shqiptarët u rendit Mikel Demiri, i cili u rendit i katërti në klasifikimin e përgjithshëm, me 13 sekonda më shumë se Maximilian Stedman.

Polychronis Tzortz u shpall fituesi i etapës së pestë të Turit të Shqipërisë në çiklizëm.

Çiklisti grek arriti që të kalonte i pari finishin këtë të premte, në etapën e 5-të Përmet-Fier, me një distancë preh 123 km.

Çiklisti i skuadrës “Hellas National Team”, regjistroi kohën 2:42:55.

Pas tij u rendit azeri, Samir Jabrayilov, i cili ishte vetëm 1 sekondë pas tij.

Vendi i gjashtë shkoi për çiklistin e kombëtares së Shqipërisë, Ylber Sefën, i cili është dhe fituesi i edicionit të shkuar.

Në këtë etapë garuan 55 çiklistë nga 13 vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Një organizim i suksesshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, që përmbylli edicionin e 80-të të turit të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco