‘Play-out’/ Burreli përmbys Pogradecin, mbetet në Kategorinë e Parë

‘Play-out’/ Burreli përmbys Pogradecin, mbetet në Kategorinë e Parë

18:44, 26/05/2023

Burreli mbetet në Kategorinë e Parë, ndërkohë që Pogradeci duhet të provojë sërish sezonin e ardhshëm për t’u rikthyer në divizionin e dytë të futbollit shqiptar.

Finalja e “play-out” e Kategorisë së Parë, që u luajt në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, u mbyll 2-1 për skuadrën matjane.

Të parët kaluan në avantazh liqenorët falë golit të Nebojsa Cirkovic (41’).

Pesë minuta më parë skuadra e Pogradecit kishte humbur një penallti.

Me Ildian Shytin që nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë, pasi portieri Armando Çili kreu një pritje fantastike.

Burreli reagoi në fraksionin e dytë të takimit, gjatë së cilit shënoi dy herë, përmbysi rezultatin dhe festoi fitoren, duke siguruar qëndrimin në të Parën.

Donald Kurbneshi barazoi takimin me penallti (56’), ndërkohë që përmbysja matjane u kompletua nga eurogoli i brazilianit Deivid Silva Costa (70’).

Tensioni nuk mungoi në stadiumin e Rrogozhinës. Trajneri i Burrelit, Dorian Bubeqi, u largua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco