Zhang bëhet presidenti i tretë që ka fituar më shumë me Interin, Inzaghi 'kërcënon' Mourinhon

Zhang bëhet presidenti i tretë që ka fituar më shumë me Interin, Inzaghi 'kërcënon' Mourinhon

16:55, 25/05/2023

 

Interi fitoi mbrëmjen e djeshme Kupën e Italisë për herë të nëntë në historinë e klubit, por ky trofe ka mbushur edhe koleksionin personal të protagonistëve, mes të cilëve Steven Zhang dhe Simone Inzaghi.

Presidenti Zhang është bërë presidenti i tretë më fitues në historinë e klubit zikaltër: nga viti 2018 ai ka fituar 5 trofe në krye të Interit. 1 titull kampion, 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie. Të njëjtin numër trofesh ka fituar edhe Giacinto Facchetti, ndërsa në krye të kësaj liste qëndron familja Moratti: Massimo zë vendin e parë me 11 trofe, ndërsa i ati Angelo ka fituar 7-të.

Simone Inzaghi fiton për herë të tretë Kupën e Italisë si trajner (një herë me Lazion) dhe merr të katërtin trofe nën drejtimin e pankinës së Interit: 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie. Tekniku ngjitet në vendin e katërt në renditjen e trajnerëve që kanë fituar më shumë me Interin.

Në vend të parë qëndrojnë Roberto Mancini dhe Helenio Herrera me 7 trofe secili, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit José Mourinho me 5 trofe të fituar në krye të stolit zikaltër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco