Luis Enrique refuzon Chelsean, tekniku spanjoll mund të shkojë në...

Luis Enrique refuzon Chelsean, tekniku spanjoll mund të shkojë në...

09:16, 25/05/2023

Eksperti spanjoll i futbollit Luis Enrique raportohet se refuzoi një ofertë për të marrë drejtimin e Chelsea-t, pasi mund t'i bashkohet kampionëve të sapokurorëzuar të Italisë, Napolit.

Trajneri Luciano Spalletti do të largohet nga napolitanët në fund të sezonit pasi i ka sjellë klubit Scudetton pas një pritjeje 33-vjeçare. Enrique mund të jetë pasardhësi i tij dhe Corriere dello Sport shkruan gjithashtu se spanjolli u bë shpejt favorit për stolin e Napolit.

Enrique është një trajner që  ka përvojë në Serinë A, pasi më parë ka drejtuar Romën. Gazzetta shkruan se ka refuzuar ofertën për të marrë Chelsean, dhe se i pëlqen mundësia e rikthimit në Itali.

Napoli ka edhe dy emra të tjerë në listën e dëshirave, pikërisht Antonio Conte dhe Julian Nagelsmann.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco