Interi merr trofeun e parë, fiton Kupën e Italisë në finalen me Fiorentinën

Interi merr trofeun e parë, fiton Kupën e Italisë në finalen me Fiorentinën

22:56, 24/05/2023

Interi fiton Kupën e Italisë për edicionin e dytë radhazi. Dhe për herë të nëntë në histori, duke barazuar Romën. Në krye qëndron Juventusi me 14 Kupa Italie.

Skuadra e Simone Inzaghit iu fal dygolëshit të Lautaro Martinez për të thyer 1-2 Fiorentinën.

Skuadra nga Firence kaloi në avantazh në minutën e tretë me anë të Nico Gonzalez.

Por, zikaltrit përmbysën gjithçka brenda fraksionit të parë falë dy golave të bukur të Lautaro Martinez (29’, 37’).

Interi pati edhe fatin me vete, pasi Fiorentina dominoi fraksionin e dytë të sfidës dhe humbi shumë raste për golin e barazimit.

Në fund 1-2 dhe festë zikaltër në “Olimpico” të Romës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco