AEK fiton Kupën e Greqisë ndaj PAOK, finalja u luajt në...

AEK fiton Kupën e Greqisë ndaj PAOK, finalja u luajt në...

23:02, 24/05/2023

Kupa e Greqisë mes AEK-ut dhe PAOK-ut mund të kurorëzonte fituesin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, po, për shkak të koncertit që këngëtari grek Nikos Vertis do të zhvillojë në datën 25 maj në këtë impiant, ky organizimi nuk u realizua, teksa finalja mes AEK-ut dhe PAOK-ut u luajt ditën e sotme në stadiumin e Volosit, pa praninë e tifozëve, teksa ishin verdhezinjtë e AEK-ut që triumfuan me rezultatin 2-0.

Në këtë duel protagonist u bë edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Lazaros Rota, që në minutën e gjashtë u ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje nga mbrapa ndaj kundërshtarit.

Golat për skuadrën e AEK-ut u shënuan nga Moukoudi në minutën e 26-të dhe Fernandez në minutën 90+2’. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco