La Liga/ Reali rikthehet te fitorja, ngjitet i dyti

La Liga/ Reali rikthehet te fitorja, ngjitet i dyti

22:14, 24/05/2023

Reali i Madridit rikthehet në rrugën e fitoreve përballë Rayo Vallecanos.

Skuadra merengues fitoi 2-1 ndaj rivalëve të qytetit në ”Santiago Bernabeu”.

Për Los Blancos nuk ishte një ndeshje aspak e thjeshtë, pasi vuajtën deri në fund për të marrë tri pikët.

Gjithsesi, ishte Karim Benzema ai që i kaloi fillimisht në avantazh në minutën e 31′.

Me Federico Valverden që shërbeu bukur tek sulmuesi, i cili arriti të finalizonte me shumë thjeshtësi.

Gjithsesi, Rayo nuk u dorëzua pas këtij goli dhe e rriti presionin në pjesën e dytë. Duke barazuar gjithçka në minutën e 84′.

Raul de Tomas ishte autori i golit për skuadrën e Iraolës, një gol që krijoi përshtypjen që sfida do të mbyllej në ekuilibër të plotë. Por, Reali nuk e kishte thënë fjalën e fundit.

Minuta e 89′, Rodrygo mori një pasim të mirë nga Ceballos dhe goditi bukur në cepin e djathtë të portës, për të mos i lënë asnjë mundësi Dimitrevskit.

Me këtë fitore, skuadra e Ancelottit ngjitet në kuotën e 74 pikëve, ndërkohë që Rayo mbetet në vendin e 11-të me 46 pikë.

Ivan Balliu e zhvilloi të plotë ndeshjen për skuadrën udhëtuese.

Një fitore të rëndësishme regjistroi dhe Villareali në shtëpi përballë Cadizit.

Skuadra nëndetëse zgjidhi gjithçka brenda pjesës së parë, falë dy golave të realizuar nga Nicolas Jackson.

Senegalezi realizoi në minutën e 20′, pasi përfitoi nga një gafë e mbrojtjes.

Dhe pasi shmangu dhe portierin realizoi me portën e boshatisur.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë(45+2) Jackson shënoi dhe të dytin, kësaj radhe pasi përfitoi maksimalisht nga asisti i Morenos. Për të shmangur edhe njëherë Ledesmën dhe për të shënuar përsëri me portën e zbrazur.

Kjo fitore mban në lojë Villarealin sa i takon një vendi në Champions League në sezonin e ardhshëm, pasi ngjitet në kuotën e 63 pikëve. 5 më pak se Sociedad i vendit të katërt, teksa kanë mbetur dy javë nga fundi.

Ndërsa Cadiz rrezikon më shumë se kurrë pas kësaj disfate, teksa mbetet në vendin e 16-të me 38 pikë. Sfida tjetër, Elche-Sevilla u mbyll në barazim 1-1. Lamela kaloi në avantazh andaluzët, por vendasit evituan humbjen falë golit të Tete Morentes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco