Hajduku fiton Kupën e Kroacisë, festojnë dy lojtarë ‘Dardanë’

Hajduku fiton Kupën e Kroacisë, festojnë dy lojtarë ‘Dardanë’

21:37, 24/05/2023

Hajduku i Splitit fiton Kupën e Kroacisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të tetë në histori.

Skuadra e drejtuar nga Ivan Leko, mposhti 2-0 Sibenik në finalen e zhvilluar në Rijeka.

Hajduku shënoi me anë të Jan Mlakar në minutën e tretë, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit slloven.

Goli i parë u realizuar nga mbrojtësi Dario Melnjak në minutën e 62’.

Ndërkohë, Hajduku gjeti edhe golin e qetësisë në minutat shtesë. Falë një penalltie të saktë të kapitenit Marko Livaja.

Emir Sahiti, i cili debutoi me Kosovën qershorin e vitit të kaluar, luajti 80 minuta për skuadrën fituese.

Pjesë e Hajdukut është edhe dardani tjetër, Elvis Letaj, i cili e ndoqi takimin nga stoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco