Di Maria dhe bashkëshortja e tij replikojnë me tifozët e Juves

Di Maria dhe bashkëshortja e tij replikojnë me tifozët e Juves

19:40, 24/05/2023

Angel Di Maria dhe bashkëshortja e tij Jorgelina Cardoso, kanë gjetur kohën për t’u kthyer përgjigje fansave në rrjetet sociale.

I pari ka qenë kampioni i botës, që ka replikuar me një tifoz të Juventusit, i cili e kishte akuzuar Di Marian se bashkë me Paredes, janë mercenarë që nuk e meritojnë fanellën bardhezi.

“Ai që nuk e meriton fanellën e Juventusit, je ti. Skuadra dhe lojtarët janë bashkë 100 %, deri në fund. Ajo që ti po bën ,është që po demonstron se je me Juventusin vetëm në momentet e bukura dhe jo ato të vështira. Të përshëndes. Unë jam mirë, deri në fund, jo si ty”, shkroi Di Maria.

Vetëm pak minuta më vonë, ishte bashkëshortja e tij, që në përgjigjen ndaj një fansi, nuk ngurroi të thumbojë edhe trajnerin Allegri, që duket se i ka ditët e numëruara në pankinën bardhezi.

“Nuk është ai që përgatit skuadrën, nuk është ai trajneri, nuk është ai që preferon të qëndrojë mbrapa. Heshtni. Jeni të çmendur, apo ju paguajnë?”, shkroi Jorgelina Cardoso në replikën ndaj një komentuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco