Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Kostakurta: Milani e ka frikë Interin, është problem psikologjik

Kostakurta: Milani e ka frikë Interin, është problem psikologjik

20:46, 23/05/2023

Gjatë fjalës së tij në “Sky Sport”, Alesandro Kostakurta foli për vështirësitë që ka hasur Milani në derbet e fundit, mes kampionatit dhe kupave.

“Mua më duket si një problem psikologjik, pasi në 11 përballjet e fundit Interi ka fituar shtatë. Pjesët e para të ndeshjeve janë të mahnitshme. Thjesht duhet kuptuar përse kuqezinjtë hyjnë në fushë dhe duken si të frikësuar?

Në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Piolit më dukeshin shumë të guximshëm në gjysmën e parë dhe në fakt Interi bëri 2-0 vetëm falë kundërsulmeve.

Unë them që Milani shfaqi trimëri e nuk u tregua i pamatur. Ata ishin të vetëdijshëm, por nuk mund të bënin shumë, madje edhe gjërat elementare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco