Eliminimi i Lakers thyen zemrën e LeBron: James la të kuptohet për tërheqje, basketbollisti i famshëm nuk do të presë të...

Eliminimi i Lakers thyen zemrën e LeBron: James la të kuptohet për tërheqje, basketbollisti i famshëm nuk do të presë të...

12:41, 23/05/2023

Humbja që Denver i shkaktojë Lakers, i ra rëndë LeBron James, i cili po mendon seriozisht të tërhiqet nga basketbolli.

Mbrëmë, LeBron bëri çmos për t'i mbajtur Lakers në garën për finalet e mëdha të NBA, dhe ky sezon ishte ndoshta i fundit në të cilin ai mund të tentonte të fitonte titullin e tij të pestë në NBA.

Ai pushoi vetëm katër sekonda në 48 minuta lojë, shënoi 40 pikë me 10 rebound dhe 9 asistime, por as kjo nuk mjaftoi. Lakers humbi ndeshjen 113:11 dhe serinë ndaj Denverit 4-0, i cili do të luftojë për titull.

Loja fenomenale e James u la në hije nga Jokic, i cili shënoi 30 pikë me 14 rebound dhe 13 asistime dhe duke gjykuar nga ato që raportojnë TNT dhe Bleacher Report, humbja ja ka thyer plotësisht shpirtin dhe James po mendon seriozisht të tërhiqet.

James (38) luajti sezonin e tij të 20-të në NBA, dhe më herët ai njoftoi se dëshiron të luajë së bashku me djalin e tij Bronny, i cili do të bëhet pjesë e NBA në draftin e vitit 2024.

Për shkak të kësaj, James nënshkroi një kontratë me Lakers deri në fund të sezonit 2024/2025, por duket se ai do të ndryshojë planet e tij dhe do t'i thotë lamtumirë lojës aktive këtë verë, sipas Bleacher Report dhe TNT.

James, i cili shënoi mesatarisht 28.9 pikë, 8.3 rebound dhe 6.8 asistime këtë sezon dhe u bë pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA duke kaluar të madhin Kareem Abdul-Jabbar, kështu do të hiqte dorë nga 97 milionë dollarë sa duhej të fitonte në dy të ardhshëm.

LeBron ka një vendim të madh përpara tij këtë verë dhe është e sigurt që nuk do të dëgjojmë për këtë para gushtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco