Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Ballkani, Struga dhe fituesja e Superiores rrezikojnë short të vështirë në Champions

Ballkani, Struga dhe fituesja e Superiores rrezikojnë short të vështirë në Champions

10:07, 23/05/2023

Ballkani dhe Struga kanë arritur zyrtarisht të fitojnë titujt kampion në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, njëkohësisht kanë siguruar dhe pjesëmarrjen në raundin e parë të kualifikueseve të Champions League. Për shkak të koeficientit të ulët, të dyja këto ekipe ndodhen në vazon e jofavoritëve. Po ashtu dhe skuadra kampione e Shqipërisë do të jetë në vazon e dytë, për shkak se si Tirana, edhe Partizani nuk kanë koeficientin e mjaftueshëm për të qenë në vazon e skuadrave favorite.

Pjesa më e madhe e ekipeve që marrin pjesë në raundin e parë të kualifikueseve të Champions janë përcaktuar, ashtu si dhe vazot e këtij raundi. Kampionia e Turqisë që ende nuk është përcaktuar konsiderohet si kundërshtarja më e fortë. Titulli në elitën e futbollit turk do të ndahet mes Gallatasarayt dhe Fenerbahces.

 

Qarabag ku luan Redon Xhixha është një tjetër kundërshtar i mundshëm për Ballkanin, Strugën dhe kampionen e Shqipërisë, ashtu si dhe Zrinjski ku luan Marsel Ismailgeci. Skuadra të tjera me koeficient të lartë janë dhe Ferencvaros, Slovan Bratislava, Sheriff Tiraspol, Astana, Maccabi Haifa. Po ashtu dhe kampionia e Bullgarisë ndodhet në vazon e parë, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse do të jetë CSKA Sofia apo Ludogorets.

Ekipe disi më të pranueshme mund të jenë Zalgiris, skuadër me të cilën luajti Ballkani edicionin e shkuar, Flora Talin, Shamrock Rovers, The New Saints, ndërkohë që Olimpia Lubiana dhe Helsinki janë dy ekipet e tjera që janë në vazon e parë, të cilat kanë bërë një progres të konsiderueshëm në vitet e fundit. Shorti i raundit të parë të kualifikueseve të Champions League do të hidhet më 20 qershor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco