Festë në Shkodër, Duka uron Vllazninë rekordmene: Sezon i jashtëzakonshëm!

Festë në Shkodër, Duka uron Vllazninë rekordmene: Sezon i jashtëzakonshëm!

22:04, 22/05/2023

Vllaznia dominon prej vitesh futbollin e vajzave në Shqipëri.

Skuadra shkodrane festoi sot titullin e radhës, të dhjetin radhazi pas fitores 3-0 kundër Tiranës (Megi Doçit, Matilda Gjergji, Gresa Berisha).

Vllaznia e mbylli kampionatin në kuotën e 54 pikëve, ku ka njohur vetëm fitore, asnjë humbje dhe asnjë barazim.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar shkodranet për këtë sukses fantastik me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

“Urime Vllaznia për titullin e 10-të radhazi kampion.

Dëshiroj t’i shpreh urimet më të përzemërta Vllaznisë së vajzave për titullin kampion në këtë sezon.

Një sezon i jashtëzakonshëm për vajzat shkodrane ku përveç sukseseve brenda vendit nderuan futbollin shqiptar duke arritur në 16 më të mirat e UEFA Women’s Champions League.

Përgëzime për të gjithë kontributorët e këtij suksesi, nga vajzat që shkëlqejnë në fushën e lojës te stafi teknik e Presidenti Matija që nuk rresht së investuari për të rritur futbollin e vajzave.

Edhe njëherë shumë urime e suksese në të ardhmen e afërt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco