Botërori me 64 ekipe/ Tallet presidenti i FIFA-s: Jemi të sigurt që kualifikohet Italia

Botërori me 64 ekipe/ Tallet presidenti i FIFA-s: Jemi të sigurt që kualifikohet Italia

19:43, 22/05/2023

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infatino, ka dhënë sot një intervistë për “Radio Rai” dhe është ndalur te momenti që po kalon futbolli italian.

Zvicerani me origjinë italiane ka theksuar se është i lumtur për faktin se klubet po bëjnë mirë, ndërsa ka zbuluar se është një tifoz interist.

“Si president i FIFA-s duhet qartësisht t’u bëj komplimente të 6 skuadrave që u kualifikuan në finalet europiane. Si italian, më lumturon shumë që janë 3 skuadra italiane. Si interist, meqë të gjithë e dinë që jam interist, më lumturon edhe më shumë fakti që është edhe Interi pas disa vitesh.

Gjithsesi mendoj se kjo tregon që futbolli italian nuk është edhe aq i keq sa disa persona mundohen ta bëjnë. Përkundrazi, futbolli italian është shëndoshë e mirë, funksionon, pavarësisht gjërave të ndryshme.

E kanë lakmi në pjesë të ndryshme të botës. Qartësisht, ka gjëra që duhen përmirësuar e nuk funksionojnë, por dua të them se rezultatet në përgjithësi, nuk arrijnë rastësisht apo për koincidenca të fatit. Rezultatet mbërrijë me punë dhe në këtë rast shihet që kishte punë të bërë mirë.

Mos të harrojmë edhe që Italia është Kampione e Europës me kombëtaren, pastaj qartësisht nuk u kualifikuam për dy Botërorë radhazi dhe diçka duhet bërë në këtë aspekt. Meqë ky është edicioni i 700 i emisionit tuaj, mund të njoftoj formalisht dhe në mënyrë solemne që shkuam në 48 skuadra në Botëror për të bërë të mundur që të kualifikohet Italia.

Nëse nuk kualifikohet as radhën e ardhshme, do të çojmë numrin në 64 që të jemi të sigurt që kualifikohet. Tallem, qartësisht. Komplimente lëvizjes futbollistike italiane. Por ka ende punë për të bërë”, tha Infantino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco