E kryer, arkitekti i fitimit të titullit kampion nga Napoli do të bëhet drejtori i ri sportiv i Juventusit

E kryer, arkitekti i fitimit të titullit kampion nga Napoli do të bëhet drejtori i ri sportiv i Juventusit

09:30, 21/05/2023

Cristiano Giuntoli është padyshim një nga arkitektët e Napolit, që ia doli të rikthehet te titulli kampion në Itali, pas 33 vitesh.

Drejtori Sportiv i napolitanëve ka bërë një punë fantastike me evidentimin dhe blerjen e elementëve të talentuar si Kvaratskhelia, Anguissa, Osimhen, Kim Min Jae, etj., të cilët dhanë kontributin më të çmuar për ekipin.

Aftësitë e Giuntolit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha dhe sipas gazetari të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, Giuntoli do të bëhet drejtori i ri sportiv i Juventusit. Marrëveshja mes bardhezinjve dhe Giuntolit është arritur dhe firmosur.

Juventusi i cili aktualisht është pa një drejtor sportiv për shkak të pezullimit të vendosur ndaj Federico Cherubini, duket se ka zgjedhur Cristiano Giuntolin si djalin ideal për atë rol. Giuntoli, gjithashtu ndjen se ka ardhur koha për një sfidë të re pasi ka fituar Scudetton me Napolin dhe është i gatshëm të shkojë te Juventusi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco