Serie A/ Milani ‘shfryn’ ndaj Sampdorias së vendit të fundit

Serie A/ Milani ‘shfryn’ ndaj Sampdorias së vendit të fundit

22:45, 20/05/2023

Pesë gola për 3 pikë, Milani ka shfryrë ndaj Sampdorias së vendit të fundit, duke lënë pas momentin e vështirë të eliminimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Kuqezinjtë e Piolit, nuk e kanë diskutuar triumfin në mbrëmjen e sotme, duke e dominuar totalisht ndeshjen.

Ky ishte suksesi i 18-të, në 36 javë për milanistët, që kërkojnë me çdo kusht zonën Champions. 

Ishte Leao ai që hapi sfidën në minutën e 9-të, teksa njeriu i ndeshjes ishte padyshim Giroud, që realizoi tripletën e parë me fanellën kuqezi, në minutat 23, 29 dhe 68-të, ndërkohë që golin tjetër për Milanin e shënoi Diaz. 

Për sa i përket dorianëve të Sampdorias, goli i nderit u realizua nga kapiteni Quagliarella.

Vlen të theksohet se në përballjen e radhës, Milani do të përballet me Juventusin në transfertë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco