Theu dhëmbët në mënyrë të pazakontë, video e basketbollistit të Barcelonës bëri xhiron në rrjetet sociale

Theu dhëmbët në mënyrë të pazakontë, video e basketbollistit të Barcelonës bëri xhiron në rrjetet sociale

10:01, 20/05/2023

Basketbollistët e Real Madridit kaluan në finalen e katërt të Euroligës pasi mposhtën Barcelonën me rezultat 78:66 në Kaunas, ndërsa përplasja mes rivalëve spanjollë u shënua edhe nga një dëmtim i rëndë i Rokas Jokubaitis të Barcelonës, i cili mbeti pa dhëmb.

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në  pjesën e dytë, kur lituanezi humbi ekuilibrin me një depërtim dhe ra me fytyrë në dysheme, gjë që rezultoi në thyerjen e dy dhëmbëve të përparmë.

Pas kësaj, kamerat në një moment e fokusuan atë në pankinën e lojtarëve rezervë, ku me një buzëqeshje dallohej qartë se ai kishte mbetur pa dy dhëmbë dhe video siç pritej u bë hit në rrjetet sociale.

Pavarësisht gjithçkaje, Jokubaitis vazhdoi të luante, por edhe kjo nuk mjaftoi që Barça të shmangte humbjen ndaj rivalëve të përjetshëm.

Kështu, Barcelona dhe Monaco do të luftojnë për vendin e tretë të dielën (16:00) në preludin e finales së madhe, në të cilën Real Madrid dhe Olympiacos do të përballen për kupën e fituesit nga ora 19:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco