Bajrami zbulon pozicionin e preferuar në fushë: Kështu godas më shumë portën

Bajrami zbulon pozicionin e preferuar në fushë: Kështu godas më shumë portën

21:49, 19/05/2023

 

Nedim Bajrami ndryshoi ambient këtë merkato janari teksa kaloi nga Empoli në radhët e Sassuolos po në Serie A. Mesfushori i kombëtares është përshtatur menjëherë me skemat e trajnerit Alessio Dionisi duke u aktivizuar deri më tani në 15 ndeshje teksa ka gjetur edhe njëherë rrugën e rrjetës. Së fundmi, 24-vjeçari foli në mikrofonat e DAZN para ndeshjes së radhës me Monzan duke zbuluar edhe pozicionin e preferuar në fushë.

“Me Interin pavarësisht humbjes 4-2 bëmë mirë, nuk është e lehtë t’iu shënosh dy gola. Unë mund të luaj si në të majtë ashtu edhe në të djathtë të sulmit. Por, preferoj më shumë të aktivizohem në të majtë pasi në këtë mënyrë gjej mundësinë për të goditur më shumë portën me të djathtën.

Sa i përket ndeshjes me Monzan, ata po bëjnë shumë mirë në këtë kampionat. Kanë fituar besim, megjithatë edhe ne nuk ngelemi pas. Është një ndeshje e cila varet nga mënyra si do ta interpretojmë dhe duhet të japim maksimumin”, u shpreh Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco